SHOQATA KOMBETARE E JETIMEVE TE SHQIPERISE

Misioni: Mbrotja e të drejtave të Jetimëve të Shqipërisë kudo që janë dhe integrimi i tyre në jetë dhe punon me një program pune të qartë në fushën: juridike, humanitare, ekonomike, arsimore e sportive etj.
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 20 vjetori i shoqatës kombetare te jetimëve te Shqiperise

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 12
Join date : 17/11/2011

MesazhTitulli: 20 vjetori i shoqatës kombetare te jetimëve te Shqiperise   Thu Nov 17, 2011 11:12 am

20 vjetori i shoqatës kombetare te jetimëve te Shqiperise


Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë u krijua dhe u miratua nga Ministria e Arsimit me Vendim Nr. 17, Datë 25-11-1991.



• Qëllimi i kësaj Shoqate është mbrotja e të drejtave të Jetimëve të Shqipërisë kudo që janë dhe integrimi i tyre në jetë dhe punon me një program pune të qartë në fushën: juridike, humanitare, ekonomike, arsimore e sportive etj.



• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë është shoqatë mbarë kombëtare mbasi e shtrin aktivitetin e saj në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe të gjithë drejtuesit e qendrës dhe të rretheve janë persona të rritur vetë në institucionet shtetërore të jetimëve ose janë nëna me fëmijë jetimë.



• Të gjithë personat që punojnë në ndihmë të jetimëve nga qendra në bazë janë vullnetarë dhe punojnë pa pagesë.



• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë mbulon dhe punon për dy lloje grupe jetimësh: Grupi i parë i Jetimëve janë ata që dalin nga Institucionet shtetërore dhe grupi i dytë janë ata fëmijë që u ka vdekur një prind dhe mbahen nga prindi tjetër ose nga persona të tjerë të familjes.



• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë është Subjekt Juridik që nga viti 1995 me Vendim Nr. 35, datë 24-02-1995 në Gjykatën e rrethit Tiranë.



• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë ka fituar nga Parlamenti Shqiptar me ligjin Nr.8153, datë 30-11-1996 Statusin e Jetimit.



• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë është e pranishme në dy organizma kryesore qeveritare:



• Është anëtare me të drejta të plota në Komitetin Shqipëtar të Birësimeve pranë Aparatit të Këshillit të Ministrave. Është anëtare me të drejta të plota në Komisionin Shtetëror të Dhënies së Statusit të Jetimit pranë Administratës së Përgjithshme të Ndihmës dhe të Çështjeve Sociale, pranë Ministrisë së Punës dhe Shanseve të Barabarta.



• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Alfred Mojsiu me Vendim Nr.5077, datë 12-11-2006 me Medaljen e Mirënjohjes.



• Kryesia e Përgjithshme e Shoqatës Kombëtare të Jetimëve të Shqipërisë me kërkesën e saj drejtuar Parlamenti kërkoi që data 20- Majit të jetë Dita Kombëtare në Ndihmë të Fëmijëve Jetimë, e cila u miratua nga Parlamenti Shqiptar dhe përbën një Apel për të gjitha subjektet brenda dhe jashtë për të ndihmuar Jetimët e Shqipërisë.



• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë është nderuar nga Ministria e Punës dhe Shanseve të Barabarta me Çmimin e parë me Rastin e 20-Majit Ditës Kombëtare në Ndihmë të Fëmijë Jetimë.



•Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë drejtohet aktualisht nga Z.Kadri Alia,i cili ka rreth 20 vjet pjese e kesaj shoqate. me punen e tij te palodhur con perpara misionin e shoqates.


Ne foto: Z.Kadri Alia


https://i.servimg.com/u/f43/17/03/84/64/24967013.jpg
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://shkjsh.forumsq.net
 
20 vjetori i shoqatës kombetare te jetimëve te Shqiperise
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Agjentet me te famshem shqiptare
» Shenjat zodiakale dhe vendet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SHOQATA KOMBETARE E JETIMEVE TE SHQIPERISE  :: Your first category :: Shoqata e Jetimeve-
Kërce tek: