SHOQATA KOMBETARE E JETIMEVE TE SHQIPERISE

Misioni: Mbrotja e të drejtave të Jetimëve të Shqipërisë kudo që janë dhe integrimi i tyre në jetë dhe punon me një program pune të qartë në fushën: juridike, humanitare, ekonomike, arsimore e sportive etj.
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 LIGJI PER STATUSIN E JETIMIT...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 12
Join date : 17/11/2011

MesazhTitulli: LIGJI PER STATUSIN E JETIMIT...   Fri Nov 18, 2011 12:52 pm

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI



L I G J



Nr.8153, datë 31.10.1996



PER STATUSIN E JETIMIT



Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991"Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,



KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKES SE SHQIPERISE



V E N D O S I:



Neni 1



Përfitojnë statusin e jetimit personat me moshë nga 0-25 vjeç, që kanë kaluar ose jo nëpër institucione shtetërore a private të përkujdesit shoqëror dhe që plotësojnë këto kritere:

a) të lindurit jashtë martese;

b) që nuk kanë gjallë asnjërin nga prindërit;

c) të cilëve me vendim të formës së prere të gjykatës u është hequr e drejta prindërore e të dy prindërve ose u është hequr e drejta prindërore për njërin prind dhe prindi tjetër nuk jeton;

d) që braktisen nga të dy prindërit dhe nuk u njihet identiteti i tyre.



Neni 2



Personat që plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenin 1,përfitojnë nga ky status edhe pasi kanë kaluar moshën 25 vjeç,nëse nuk janë trajtuar nga shteti me strehim dhe janë në kushte

të veshtira jetese. Kriteret për trajtimin e tyre dhe afatet kohore përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.



Neni 3



Vendosja e fëmijëve jetimë në institucionet shtetërore ose private të përkujdesit shoqëror bëhet sipas kritereve të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.



Neni 4



Institucionet që trajtojnë jetimë, duke përfshirë dhe ato arsimore, janë të detyruara që me mbarimin e vitit të parafundit të shkollës të dërgojnë statistika të sakta pranë Ministrisë së

Punës dhe €ështjeve Sociale, si dhe pranë zyrave të ndihmës dhe përkujdesit shoqëror në bashki e komuna, me qëllim që të merren masa për sistemimin e tyre me punë dhe strehim sipas rregullave të caktuara nga Këshilli i Ministrave.



Neni 5



1. Jetimët në institucionet shtetërore ose private të përkujdesit shoqëror mbahen deri në moshën 14 vjeç. Në rastet kur fëmija brenda kësaj moshe nuk ka mundur të kryejë shkollën 8-

vjeçare mbahet deri në moshën 17 vjeç. Pas kësaj moshe zbatohet neni 6 për ata që fitojnë stratusin e jetimit.

2. Me mbarimin e shkollës 8-vjeçare drejtoria e institucionit të përkujdesit shoqëror, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe organet e pushtetit lokal, planifikon për jetimin të drejtë studimi sipas prirjeve dhe aftësive. Këtyre personave u jepet bursë e plotë nga shteti, sipas kritereve që përcaktohen me akte nëligjore.



Neni 6



Bursa dhe trajtimi me veshmbathje për vitet e shkollës së mesme dhe të lartë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.



Neni 7



Për jetimët që mbarojnë shkollën e mesme ose të lartë dhe që jetojnë në konvikte, shpenzimet e ushqimit përballohen nga zyrat e ndihmës dhe të përkujdesit shoqëror në bashki e komuna, deri në zënien e tyre me punë.



Neni 8



Jetimët që vazhdojnë shkollat e mesme a të larta për periudhën e pushimeve verore, trajtohen me një pagesë suplementare që përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.



Neni 9



Shërbimi shëndetësor, shërbimi dentar dhe medikamentet për jetimët, të cilët nuk janë në marrëdhënie pune, sigurohen falas nga shteti. Për këtë Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes së Mjedisit nxjerr aktet nënligjore përkatëse.



Neni 10



Udhëtimi me mjetet e transportit shtetëror a privat qytetas, si dhe ndërqytetas i jetimëve, që s'janë në marrëdhëie pune bëhet falas. Ministria e Industrisë, Transportit dhe Tregtisë nxjerr për

këtë aktet nëligjore përkatëse.



Neni 11



Për jetimët e vendosur në institucionet e përkujdesit shoqëror sigurohet hyrja në shfaqje, spektakle, veprimtari sportive etj., me 50 për qind të vleftes së biletës.Për këtë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nxjerr aktet nëligjore përkatëse.



Neni 12



Punësimi i jetimëve bëhet me përparësi nga zyrat e punës e përkujdesjes sociale.



Neni 13



Jetimët e punësuar trajtohen me përparësi nga punëdhënësi, duke krijuar mundësi për mbajtjen në punë gjatë procesit të shkurtimit të veprimtarisë.



Neni 14



Jetimët trajtohen me përparësi në emigracionin e organizuar nga shteti. Në këto raste përjashtohen nga taksat.



Neni 15



Personave që fitojnë këtë status de shkojnë për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak, u jepet nga shteti një kuotë suplementare që caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.



Neni 16



Djemtë jetimë qe mbarojnë shërbimin ushtarak sistemohen me strehim e punë nga bashkitë e komunat në bazë të kerkesës së bërë 6 muaj më parë nga kryesia e shoqatës. Në rast të kundërt,

sistemohen në konvikte. Shpenzimet e ushqimit përballoehn nga zyrat e ndihmës dhe përkujdesit shoqëror deri në zënien e tyre në punë.



Neni 17



Strehimi i personave që përfitojnë nga ky status bëhet me përparësi dhe me kredi afatgjata nga shteti, sipas kritereve të përcaktuara në ligjin nr.8030, datë 15.11.1995 "Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha", si dhe aktet nënligjore përkatëse. Këshilli i Ministrave nxjerr aktet nënligjore përkatëse.



Neni 18



1. Shteti financon veprimtarinë e Shoqatës së Jetimëve Shqiptarë sipas mundësive financiare të planifikuara për këtë qëllim.

2. Të gjitha ndihmat humanitare, si me fonde ashtu edhe me materiale për jetimët, livrohen nëpërmjet Ministrisë së Punës dhe €ështjeve Sociale në bashkëpunim edhe me Shoqatën e Jetimëve.

3. Mjediset që shteti vë në dispozicion të Shoqatës së Jetimëve për të zhvilluar veprimtarinë e saj, jepen në përdorim pa shpërblim.



Neni 19



Pranë Komitetit Shqiptar të Birësimee merr pjesë dhe një përfaqësues i Shoqatës së Jetimëve.



Neni 20



Këshilli i Ministrave ngarkon ministrinë përkatëse për zbatimin e këtij ligji, në bashkëpunim me komisionin qendror që do të ngrihet pranë kësaj ministrie. Mënyra e krijimit dhe e funksionimit të komisionit qendror rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave.



Neni 21



€do dispozitë që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohet.



Neni 22



Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.



Shpallur me dekretin nr.1634, datë 11.11.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.







Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://shkjsh.forumsq.net
xhesi



Numri i postimeve : 2
Join date : 18/11/2011

MesazhTitulli: bravo,me keni ndihmuar tej mase me kete info. ju uroj sa me sh mbaresi ne punen tuaj humane   Fri Nov 18, 2011 1:01 pm

bravo,me keni ndihmuar tej mase me kete info. ju uroj sa me sh mbaresi ne punen tuaj humane
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LIGJI PER STATUSIN E JETIMIT...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SHOQATA KOMBETARE E JETIMEVE TE SHQIPERISE  :: Your first category :: Shoqata e Jetimeve-
Kërce tek: