Admin Admin
Numri i postimeve : 12 Join date : 17/11/2011
| Titulli: Shoqata e jetimëve feston 20 vjetorin Fri Nov 25, 2011 5:53 pm | |
| Tiranë – Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë festoj sot, në Tiranë, 20 vjetorin e krijimit të saj. Kadri Aliaj, kreu i kësaj shoqate në fjalën e tij, vlerësoi punën e kryer nga pjestarët gjatë aktivitetit të shoqatës. “Kjo shoqatë lindi si dëshirë e jona, për të qenë pranë fëmijëve jetim”, theksoi Aliaj. Sipas tij, gjatë këtyre 20 viteve, kemi qenë pranë qindra fëmijëve jetim. Kemi qenë prindër, motër e vëlla për ta. “Ne me punën tonë, kemi ndihmuar të rinj e të reja të integrohen në shoqëri dhe të jenë të barabartë mes të barabartëve”, nënvizoi kreu i kësaj Shoqata i cili, në vijim të ceremonisë, mori edhe përgëzime nga pjesëtarët dhe kolegët e tij në shoqatë, si dhe një certifikatë mirënjohje me motivacionin “20 vite, punë të shkëlqyer e të palodhur për të çuar përpara misionin e shoqatës”. Aliaj, në mbyllje të aktivitetit, ftoj të gjithë investitorët të mbështesin shoqatën në misionin e saj, pasi sipas tij “të jesh pranë jetimeve, të bën të jesh një hap më afër zotit”. Shoqata në fjalë, u krijua dhe u miratua nga Ministria e Arsimit me qëllim mbrojtjen e të drejtave të Jetimëve të Shqipërisë kudo që janë dhe integrimi i tyre në jetë, si dhe ka një program pune të qartë në fushën: juridike, humanitare, ekonomike, arsimore e sportive etj. Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë mbulon dhe punon për dy lloje grupe jetimësh: Grupi i parë i Jetimëve janë ata që dalin nga Institucionet shtetërore dhe grupi i dytë janë ata fëmijë që u ka vdekur një prind dhe mbahen nga prindi tjetër ose nga persona të tjerë të familjes. https://i.servimg.com/u/f43/17/03/84/64/dsc00311.jpghttps://i.servimg.com/u/f43/17/03/84/64/dsc00310.jpg | |
|