SHOQATA KOMBETARE E JETIMEVE TE SHQIPERISE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHOQATA KOMBETARE E JETIMEVE TE SHQIPERISE

Misioni: Mbrotja e të drejtave të Jetimëve të Shqipërisë kudo që janë dhe integrimi i tyre në jetë dhe punon me një program pune të qartë në fushën: juridike, humanitare, ekonomike, arsimore e sportive etj.
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shoqata e jetimëve feston 20 vjetorin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 12
Join date : 17/11/2011

Shoqata e jetimëve feston 20 vjetorin Empty
MesazhTitulli: Shoqata e jetimëve feston 20 vjetorin   Shoqata e jetimëve feston 20 vjetorin Icon_minitimeFri Nov 25, 2011 5:53 pm

Tiranë – Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë festoj sot, në Tiranë, 20 vjetorin e krijimit të saj.

Kadri Aliaj, kreu i kësaj shoqate në fjalën e tij, vlerësoi punën e kryer nga pjestarët gjatë aktivitetit të shoqatës. “Kjo shoqatë lindi si dëshirë e jona, për të qenë pranë fëmijëve jetim”, theksoi Aliaj.

Sipas tij, gjatë këtyre 20 viteve, kemi qenë pranë qindra fëmijëve jetim. Kemi qenë prindër, motër e vëlla për ta.

“Ne me punën tonë, kemi ndihmuar të rinj e të reja të integrohen në shoqëri dhe të jenë të barabartë mes të barabartëve”, nënvizoi kreu i kësaj Shoqata i cili, në vijim të ceremonisë, mori edhe përgëzime nga pjesëtarët dhe kolegët e tij në shoqatë, si dhe një certifikatë mirënjohje me motivacionin “20 vite, punë të shkëlqyer e të palodhur për të çuar përpara misionin e shoqatës”.

Aliaj, në mbyllje të aktivitetit, ftoj të gjithë investitorët të mbështesin shoqatën në misionin e saj, pasi sipas tij “të jesh pranë jetimeve, të bën të jesh një hap më afër zotit”.

Shoqata në fjalë, u krijua dhe u miratua nga Ministria e Arsimit me qëllim mbrojtjen e të drejtave të Jetimëve të Shqipërisë kudo që janë dhe integrimi i tyre në jetë, si dhe ka një program pune të qartë në fushën: juridike, humanitare, ekonomike, arsimore e sportive etj.

Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë mbulon dhe punon për dy lloje grupe jetimësh: Grupi i parë i Jetimëve janë ata që dalin nga Institucionet shtetërore dhe grupi i dytë janë ata fëmijë që u ka vdekur një prind dhe mbahen nga prindi tjetër ose nga persona të tjerë të familjes.

https://i.servimg.com/u/f43/17/03/84/64/dsc00311.jpg
Shoqata e jetimëve feston 20 vjetorin Dsc00311
Shoqata e jetimëve feston 20 vjetorin Dsc00310
https://i.servimg.com/u/f43/17/03/84/64/dsc00310.jpg
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://shkjsh.forumsq.net
 
Shoqata e jetimëve feston 20 vjetorin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shoqata kombetare e Jetimëve vlereson Fomdacionin Vodafone me Medaljen e Mirënjohjes
» Shoqata Kombetare e Jetimeve takim te perzemer me ambasadorin e Kuvajtit Z.Najeeb A.Al-Bader.
» 20 vjetori i shoqatës kombetare te jetimëve te Shqiperise
»  Aktivitet madheshtor per Diten Kombetare te Jetimeve te Shqiperise
» Z.Kadri Alia kryetari i jetimeve ben thirrje "kujdes nga shoqatat fantazem"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SHOQATA KOMBETARE E JETIMEVE TE SHQIPERISE  :: Your first category :: Shoqata e Jetimeve-
Kërce tek: